Telegrafi

Të dy iu përgjigjën thirrjes për ta mbrojtur vendin, momenti kur babë e bir që shërbejnë në ushtrinë ukrainase ritakohen pas shumë muajve

Për më shumë se dhjetë muaj, qyteti ukrainas Bakhmut është bërë pika më e nxehtë e luftës në këtë vend.

Ukrainasit me qdo kusht po tentojnë ta mbrojnë qytetin në lindje me qëllim që të mos bie në duart e rusëve, transmeton Telegrafi.

Madje sipas analistëve ushtarakë, në Bakhmut po zhvillohen betejat më vdekjeprurëse – për faktin se po konsiderohet qytet me rëndësi strategjike.

Në një video amatore shihet momenti emocionues, kur një baba nga Ukraina që i është bashkuar ushtrisë së vendit të tij për ta mbrojtur nga forcat pushtuese, takohet me të birin që gjithashtu shërben në forcat e armatosura të Ukrainës.

Që të dy të veshur me rroba ushtarake të kamufluara, ata përqafohen kur takohen në një pikë të caktuar nga Bakhmut.

Ky moment emocionues është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe është bërë viral, ku shihet momenti emocionues i ribashkimit të babait me të birin. /Telegrafi/