Telegrafi

Të dorëhequrit nuk marrin pjesë në prezantimin e platformës së Kurtit

Në sallën e Kuqe në Prishtinë, janë mbledhur anëtarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilëve pritet t’u drejtohet kandidati për kryetar të kësaj partie, Albin Kurti për të prezantuar platformën e tij.

Në sallë mungojnë  të gjithë zyrtarët e lartë të VV-së që janë dorëhequr ditë më parë nga funksionet e kësaj partie.

Ndër të pranishmit, përveç aktivisteve, janë: Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Fatmire Kollçaku, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, Ismail Kurteshi, si dhe prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari./Telegrafi/