Ka rrjedhur tashmë ilegalisht në internet kënga më e re e reperëve Tayna dhe Mozzik.
“Edhe ti” titullohet kënga e tyre e re, e cila është shpërndarë në SoundCloud, ndonëse dyshja kishin paraparë që ta publikonin më datë 28.
Por kur kanë parë se kënga e tyre u publikua pa autorizim – kjo gjë i ka shtyrë Mozzikun dhe Taynën që ta publikojnë këngën nesër (e mërkurë) me klip.
Ishte fillimisht Mozzik, ai i cili përmes një postimi në InstaStory bëri të ditur se klipi i këngës “Edhe ti”, do të publikohet më datë 22.
“Qenka shpërndarë kënga, pe shoh që po ma dërgoni! Atëherë nesër del edhe klip kysmet”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.
Më pas, edhe reperja Tayna publikoi një fotografi që paralajmëronte publikimin e klipit “Edhe ti”, në po të njëjtën ditë – ndonëse në posimet e mëparshme e kishte paralajmëruar për datën 28. /Telegrafi/