Site icon Telegrafi

“Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin”, çfarë po paralajmëron Avdullah Hoti?

Arkiv

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Qeveria që të mos i rrezikoj raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se populli i Kosovës nuk do të lejojë që izolimi të vazhdojë, duke shkruar se “Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

Hoti ka përmendur disa marrëveshje të nënshkruara në bazë të koordinimeve me Shtëpinë e Bardhë.

“Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës”, tha ai.

Postimi i plotë:

Kur janë koordinuar veprimet tona me Shtëpinë e Bardhë:
1. ka ndodhur njohja nga Izraeli,
2. e kemi demarkuar praktikisht një pjesë të kufirit me Serbinë,
3. e kemi siguruar mbështetjen për projekte madhore të hekurudhave dhe autostradave,
4. e kemi siguruar mbështetjen nga MCC për gaz dhe energji,
5. e kemi nënshkruar marrëveshjen për insentiva të investimeve dhe qasje në financa në tregje amerikane,
6. e kemi nënshkruar marrëveshjen për teknologji 5G të sigurt.
7. e kemi kornizuar dialogun vetëm për njohje reciproke, pa cenuar integritetin territorial, pa prekur karakterin unitar të shtetit të Kosovës, si dhe duke mos pranuar asgjë pa u nënshkruar marrëveshja për njohje reciproke.

Mos e rrezikoni këtë mbështetje, sepse do të mbeteni të izoluar si regjimi i Enver Hoxhës. Sigurisht se populli i Kosovës nuk do lejojë që izolimi të vazhdojë. Do të detyroheni të lironi zyrat dhe të dorëzoni mandatin tek ata që e ruajnë dhe avancojnë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Exit mobile version