Telegrafi

Të dënuar me burg, kapen dy persona në kërkim në Elbasan

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Elbasan, pas operacioneve policore ndaj personave të shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë 30-vjeçari me iniciale A.S., të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë, është arrestuar 36-vjeçari me iniciale M. A., 36 vjeç, i dënuar me “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. /Telegrafi/