Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se një vendim për kontratën e Lionel Messit nuk do të merret deri në vitin e ardhshëm.
Ndërsa argjentinasi do të takohet me Kylian Mbappe dhe Francën në finalen e Kupës së Botës sot, mbetet e paqartë se cili do të jetë hapi i ardhshëm në karrierën e tyre në PSG.
Në të vërtetë, dyshja kanë qenë subjekt i shumë spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tyre që nga fillimi i sezonit dhe tani Al-Khelaifi ka folur për dy yjet e tij.
“Kylian sapo ka nënshkruar një kontratë të re dhe ajo e Leos zgjat të paktën deri në fund të sezonit. Të dy, por në realitet të gjithë lojtarët janë të lumtur që luajnë për PSG-në”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi për La Gazzetta Dello Sport.
“Paraqitjet e tyre më të fundit e dëshmojnë këtë, edhe para Kupës së Botës. PSG nuk ka humbur asnjë ndeshje deri më tani”.
“Asnjë vendim për kontratën e Messit nuk do të merret deri në vitin e ardhshëm. Klubi dhe lojtari do të bëjnë atë që është e drejtë dhe në interesin më të mirë të të dyja palëve. Ne jemi të gjithë shumë të lumtur tani, gjë që është fantastike”, përfundoi presidenti i PSG-së.
Messi kohët e fundit është lidhur me një kalim te klubi i MLS, Inter Miami, ndërkohë që ka pasur sugjerime të mëparshme që edhe Mbappe mund të largohet në janar.
Pavarësisht kësaj, të dy kanë qenë në formë të mirë për të shënuar dhe asistuar në një shkallë të mirë për klubin dhe vendin.
Pas finales së Kupës së Botës, Messi dhe Mbappe do të kthehen në Francë me PSG-në në krye të Ligue 1. Në Evropë, ata do të fillojnë përgatitjet për një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich. /Telegrafi/