Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, ka insistuar se nuk ka një marrëveshje për të sjellë Matthijs De Ligtin në Camp Nou.
Mbrojtësi i Ajaxit ka qenë i lidhur me të gjitha klubet më të mëdha të Evropës, por dukej që katalunasit ishin në krye të garës për nënshkrimin e tij.
“Nuk e di pse ata po e thonë këtë, sepse [ De Ligt ] nuk ka nënshkruar”, ka thënë Mestre për Sky.
“[Gerard] Pique është padyshim një nga mbrojtësit më të mirë qendror në botë, nëse jo më i miri”.
“Pas tij, kemi lojtarë si [Clement] Lenglet , [Samuel] Umtiti dhe ne kemi nënshkruar një lojtar shumë të ri si [Jean-Clair] Todibo”.
“Mbrojtësit që tashmë kemi janë të nivelit më të lartë”.
“Në rastin e De Ligt , do të flasim me drejtorin sportiv në fund të sezonit dhe nuk do të flasim për De Ligt , por për atë që thonë ata”, ka thënë Meste. /Telegrafi/