Site icon Telegrafi

Te Barcelona besojnë që Athletic Bilbao e detyroi Nico Williamsin ta regjistrojë videon që tregonte se do të qëndrojë në klub

Në fillim të kësaj jave, Nico Williams u rikthye në stërvitje me Athletic Bilbao – pasi kjo e fundit e ka konfirmuar se ai nuk do të largohet nga klubi këtë verë, edhe pse ka interesim nga Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

Barcelona duket se tashmë ka hequr dorë nga Williams, duke pasur parasysh se ata nënshkruan me Dani Olmon.

Megjithatë, disa drejtues brenda klubit ende shpresojnë se mund të arrihet një marrëveshje për anësorin 22-vjeçar.

Çuditërisht, TV3 ka raportuar se ata në Barcelonë besojnë se Williams u detyrua të regjistrojë videon që tregonte se ai po kthehej në stërvitje, dhe kështu i dha fund çdo dyshimi për largimin e tij nga Athletic Bilbao këtë verë.

Kështu, nga brenda klubit ekziston një besim se lojtari nuk ka dashur të regjistrojë pamjet. Është një qëndrim mjaft i çuditshëm nga Barcelona, nëse është vërtet i vërtetë.

Lexo po ashtu Te Barcelona tashmë e dinë se cili person e bllokoi transferimin e Nico Williams

Ka shumë arsye që Williams do të dëshironte të qëndronte në Athletic Bilbao. Barcelona mund të tentojë sërish në vitin 2025, me kusht që të mos nënshkruhet një kontratë e re, me një klauzolë lirimi më të rritur. /Telegrafi/ 

Exit mobile version