Site icon Telegrafi

Të akuzuarit e Speciales dërgojnë në Apel kërkesën për lirim nga paraburgimi

Ditë më parë Gjyqtari i Procedurës Paraprake në kuadër të Dhomave të Specializuara, Nicolla Goillou, kishte refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi.

Siç bëhet e ditur, pas një zhvillimi të tillë në Hagë, avokatët e të 4-ve e kanë apeluar një vendim të tillë të francezit në Gjykatën e Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Lexo po ashtu Edhe një dëshmitar në rastin e Salih Mustafës - Zyra e Prokurorit do të dorëzojë dosjen më së largu deri më 15 shkurt

Mbrojtja e Veselit e ka bërë një gjë të tillë më 1 shkurt, derisa mbrojtja e Thaçit, Selimit e Krasniqit dy ditë më vonë.

Kjo ka bërë që kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, të caktojë tre gjyqtarë të Apelit të cilët do të merren me shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Këta gjyqtarë janë : Judge Michèle Picard, Judge Kai Ambos dhe Judge Nina Jørgensen.

Njoftimin e plotë mund ta gjeni KËTU.

Exit mobile version