Site icon Telegrafi

A do të aderojë Jakup Krasniqi në Vetëvendosje? (Video)

I pyetur nëse janë të vërteta fjalët për një mundësi aderimi në Lëvizjen Vetëvendosje, ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se respekton vullnetin politik të tyre (VV-së).

“Vetëm një partie politike i jam bashkangjitur në vitin 1991, kur kam dal nga burgu, Lidhjes Demokratike, për shkak se ishte lëvizja më e madhe politike në Kosovë. Përndryshe jam themelues i Partisë Demokratike dhe kur më është pamundësuar dhe ka dal nga shtrati i saj edhe politik edhe ideologjik nuk jam pajtuar, kam formuar Nismën dhe kontributin tim e jap aty”, tha Krasniqi.

Ai tha se nuk ka pasur problem me PDK-në si parti, por me disa individë të caktuar, shkruan rtv21.tv

Krasniqi theksoi se ka shumë elemente ideologjike të tija që përkojnë me ato të Vetëvendosjes.

“Kam simpati se fundi i fundit ato parti janë dal para qytetarëve të Kosovës dhe kanë dhënë vullnetin dhe unë e respektojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe i respektoj partitë politike, sepse fundi i fundit në demokraci pushtetet ndërtohen mbi bazën e bashkëpunimit të partive politike”, tha Krasniqi./21Media/

Exit mobile version