Reperja e njohur shqiptare, Tayna është kthyer në një nga emrat më të njohur dhe më të suksesshme të estradës.
Që kur debutoi me këngën “Columbiana” në vitin 2018, reperja ka arritur të bëhet e kërkuara dhe angazhimet e saj shtohen çdo herë e më shumë.
Tani që ka filluar sezoni veror, kur artistët janë edhe më të angazhuar me koncerte, Doruntina Shala (emri i plotë) ka zbuluar përditshmërinë e saj përmes një video të shkurtër.
Teksa tregon pëpr tre koncertet e radhës në tre vende të ndryshme, Tayna thotë se nuk arrin të pushoj mjaftueshëm e as të ushqehet me kohë.
Në video reperja shihet derisa udhëton me ekipin e saj për në koncerte, përgatitjet para tyre të cilat finalizohen me ngjitjen në skenë.
“Tiranë-Jalë-Zurich me vetëm disa orë gjumë dhe pa kohë për të ngrënë. Mirë se vini në përditshmërinë time”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e videos.
Ndërkohë, kujtojmë që reperja nga Prizreni në të njëjtën kohë po sjell edhe projekte të ndryshme muzikore.
Pas bashkëpunimit mjaft të suksesshëm me Mozzik dhe Butrint Imerin, Tayna së fundmi lansoi duetin me Azet “Tequila”. /Telegrafi/