Krahas të qenit një këngëtare e suksesshme, Tayna vlerësohet edhe për dukjen dhe figurën trupore nga fansat e saj.
Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 841 mijë ndjekës, reperja kohë pas kohe publikon fotografi që vënë në plan të parë dukjen e këngëtares.
Disa imazhe të tilla, Tayna i ka publikuar këto ditë, ndërsa ka postuar edhe xhirime të shkurtra që i ka realizuar me telefonin e saj celular.
“Kce” është realizimi më i fundit muzikor i Doruntina Shalës që u lansua me videoklip në muajin mars dhe deri më tani është shikuar afro 13 milionë herë.
Në ndërkohë, reperja ka paralajmëruar një verë ‘të nxehtë’, ashtu që priten materiale të reja muzikore në muajt në vijim. /Telegrafi/