Site icon Telegrafi

Tayna vjen me poza provokuese nga pushimet, thekson linjat trupore para pasqyrës

Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, duket se po shijon pushimet në një vend tropikal.

Ndonëse nuk e ka zbuluar lokacionin, Doruntina Shala (emri i vërtetë) duket se po qëndron në një vend të veçantë.

Ndërkohë në rrjete sociale nuk kanë munguar imazhet e videot atraktive, me anë të të cilave ka vënë në pah linjat trupore.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 1.5 milionë njerëz, ka mahnitur në pozat me bikini.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Përveç kësaj, 26-vjeçarja nuk lë anash as përgatitjet për projektet e reja muzikore.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo në këtë vit do të vazhdojë me lansimin e këngëve të tjera nga albumi “Bipolar”.

Reperja duhet theksuar që një muaj më parë solli këngën e re “Anaconda” në bashkëpunim me reperin Kidda. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Exit mobile version