Rep-artistja e njohur, Tayna, është ndër më të pëlqyerat viteve të fundit.
Ajo përherë në rrjete sociale mundohet që të qëndrojë afër fansave, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Kështu, në një postim në Instagram bukuroshja brune ka zgjedhur që të lë pa fjalë të gjithë ndjekësit e saj.
Tayna u shfaq e veshur me një fustan të bardhë dhe të ngushtë, duke ia fokusuar tiparet e bujshme trupore.
Artistja shpesh komentohet për linjat e saj, për të cilat ushtrohet shumë në palestër.
“Sot e kam marrë këtë iniciativë për të veshur fustan pas shumë kohësh”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
“Ti harro” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Azet. /Telegrafi/