Telegrafi

Tayna vë në pah tipare e formësuara trupore para pasqyrës

Tayna (Foto: Instagram/tayna)

Rep-artistja e njohur shqiptare, Tayna, është ndër më të pëlqyerat kohëve të fundit.

Bukuroshja brune është tejet aktive në rrjete sociale, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria.

Në një postim të fundit në Instagram, Tayna është shfaqur me veshje sportive, teksa në fokus ka vënë linjat trupore.

(Foto: Instastory)

Pozat ajo i ka marrë para pasqyrës, ndërsa vihej në pah edhe gjoksi i formësuar përmes bluzës së ngushtë.

Përndryshe, reperja njihet për bukurinë dhe tiparet e tjera, të fituara kështu përmes stërvitjeve të shumta.

(Foto: Instastory)

Sa i përket projekteve muzikore, “Qe Qe” mbetet hiti i fundit nga ajo, që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/