Site icon Telegrafi

Tayna vazhdon të sjellë poza të tjera provokuese nga pushimet në Miami

Tayna (Foto: Instagram)

Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, prej disa ditësh ka nisur pushimet dhe si destinacion ka zgjedhur Miami Beach në Florida.

Ajo po kalon një kohë të mrekullueshme nën shoqërinë e disa mikeshave, ndërsa nuk mungon herë pas here me poza atraktive në rrjete sociale.

Krijuesja e hitit “Johnny” mori vëmendje me një fotografi në bikini duke vënë në pah asetet e bujshme trupore.

25-vjeçarja u shfaq në një palë rroba banje të markës ‘Fendi’ e po ashtu edhe me një palë syze të zeza.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

“Afërdita përsëri në Venus”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Tayna (Foto: Instagram)

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë nga miqtë e ndjekësit në hapësirën për komente.

Doruntina Shala (emri i vërtetë) në fund të vitit që lamë pas solli këngën e re të quajtur, “Pijetore”. /Telegrafi/

Exit mobile version