Reperja e njohur, Tayna, është një ndër femrat më të diskutuara të momentit në estradë.
Ajo po vazhdon të jetë aktive me mbrëmje të shumta muzikore, ndërsa pritet gjithmonë mirë nga fansat e saj.
Tayna është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, reperja ka sjell për ndjekësit e saj disa imazhe, në të cilat është shfaqur mjaft provokuese.
E veshur me një palë pantallona të shkurtër, reçipeta dhe një xhaketë, reperja nga Prizreni ka vënë në pah linjat e saj atraktive të trupit.
“Duke shfaqur belin tim të munguar”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive, të realizuara në Dragodan, me Prishtinën në prapavijë.
Përndryshe, projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “Caliente”, e cila është pritur mirë nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/