Telegrafi

Tayna vazhdon të sjellë imazhe atraktive nga klipi i ri

Tayna (Foto: Instagram)

Reperja Doruntina Shala apo siç njihet me emrin e artit, Tayna, tash e një kohë të gjatë ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.

Derisa akoma nuk ka bërë një datë të saktë të lansimit të këngës, artistja nga Prizreni po vazhdon të sjellë imazhe të reja nga xhirimet e klipit.

Disa të tilla i ka ndarë edhe së fundmi në Instagram, e cila ka arritur të marrë vëmendje të madhe edhe me ‘look-un’ e radhës.

Tayna (Foto: Instagram)

Me kostumin e veçantë dhe me flokë rozë, 23-vjeçarja vjen në formë të mrekullueshme.

“Këto me mu jo s’e kanë rastin”, ka shkruar ajo krahas njërit prej imazheve ku iu referohet tekstit të këngës së re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Komplimentet dhe reagimet pozitive nuk munguan as nga miqtë, kolegët dhe fansat e shumtë që numëron në këtë rrjet të popullarizuar.

Përveç projektit, Tayna tashmë ka filluar edhe me koncerte e mbrëmje muzikore jashtë trojeve shqiptare. /Telegrafi/