Site icon Telegrafi

Tayna vazhdon të shijojë pushimet në Maldive

Foto: Tayna/Instagram

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, këto ditë i ka dhënë vetes disa ditë të merituara pushimi.

Ajo ka shkuar bashkë me mikeshat e saj në ishujt e largët, Maldive.

Bukuroshja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale imazhe të shumta nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Foto: Tayna/InstaStory

Së fundmi, reperja me prejardhje nga Prizreni publikoi disa fotografi në InstaStory, ku theksonte linjat e saj trupore në një veshje me shumë stil.

E veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë ngjyrë okër, 24-vjeçarja bëri që paraqitja e saj në këtë fotografi të jetë mjaft tërheqëse.

Foto: Tayna/InstaStory

Këto pushime të rep-artiste vijnë pas muajsh të ngjeshur me punë për të, me publikimin e disa projekteve muzikore.

Që nga fillimi i vitit, ajo ka nxjerr në treg plot tri bashkëpunime, të cilat janë pëlqyer në masë të madhe nga fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version