Tayna është duke i shijuar pushimet verore pas një verë të ngarkuar me mbrëmje të shumta muzikore.
Ndërsa në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 375 mijë ndjekës (që janë në rritje të vazhdueshme), ka publikuar fotografi të tjera në të cilat ka pozuar me bikini.
“Jam në pushime… Përgatituni të bombardoheni nga shumë fotografi”, ka shkruar në përshkrimin e njërës prej fotografive.
Theksojmë që vera e këtij viti ka qenë përplot angazhime për këngëtaren Tayna, e cila hyri fuqishëm në skenën e muzikës shqipe, ndërsa pas koncerteve të shumta, reperja ka gjetur kohë për t’u relaksuar paksa.
Tayna depërtoi fuqishëm në skenë më hitin e saj, “Columbiana”, që e realizoi në bashkëpunim me Don Phenom në qershor të këtij viti.
Këngëtarja vazhdoi të pëlqehet akoma më shumë pas lansimit të këngës “Shqipe”, ndërsa javë më parë e ka publikuar projektin e ri, “Fake”.
Ajo është veçuar për tekstet e saja agresive, mirëpo në një postim në rrjetet sociale ka sqaruar se asnjëra prej këngëve nuk ishte “diss personal”. /Telegrafi/