Telegrafi

Tayna thotë se do të vazhdojë me këngë solo, por nuk përjashton bashkëpunimet

Reperja e re e skenës muzikore shqiptare, Tayna, ka lansuar ditë më parë projektin e ri.

“Pow, Pow” është projekti më i ri i reperes spektakolare.

Me tekste të forta dhe me paraqitje ekstravagante, Tayna ka sjellë diçka të re në estradë.

Megjithatë, sa i përket bashkëpunimeve, reperja ka thënë se nuk e ka në plan për momentin.

“Derisa po vazhdon mirë vetëm, vazhdojmë vetëm. Do të vijë koha për bashëpunime, por nuk dua t’i bëj publike”, u shpreh Tayna për Prive.

Shpërthimi i Taynas ishte i shpejtë së pari me këngën “Columbiana” më pas me projektin “Shqipe”.

Tayna aktualisht vazhdon të jetë single. /Telegrafi/