Reperja e re e skenës muzikore shqiptare, Tayna, ka lansuar ditë më parë projektin e ri.
“Pow, Pow” është projekti më i ri i reperes spektakolare.
Me tekste të forta dhe me paraqitje ekstravagante, Tayna ka sjellë diçka të re në estradë.
Megjithatë, sa i përket bashkëpunimeve, reperja ka thënë se nuk e ka në plan për momentin.
“Derisa po vazhdon mirë vetëm, vazhdojmë vetëm. Do të vijë koha për bashëpunime, por nuk dua t’i bëj publike”, u shpreh Tayna për Prive.
Shpërthimi i Taynas ishte i shpejtë së pari me këngën “Columbiana” më pas me projektin “Shqipe”.
Tayna aktualisht vazhdon të jetë single. /Telegrafi/