Telegrafi

Tayna thotë se nuk ka qenë asnjëherë e dashuruar dhe se është përballur me depresionin në të kaluarën

Foto: Tayna/Instagram

Reperja e njohur Tayna teksa po qëndron e karantinuar, ka vendosur t’iu japë fansave mundësinë që t’i bëjnë pyetje në rrjetet sociale, të cilat më pas ajo do t’i përgjigjjej.

Një gjë të tillë, ajo e bëri së fundmi përmes rrjetiti social Instagram, ku në Instastory ndjekësit pyesnin diçka në lidhje me jetën e saj, dhe ajo përgjigjej me opcionet “E kam bërë” ose “Nuk e kam bërë”.

Reperja nga Prizreni i befasoi ndjekësit kur në pyetjen se “nëse ka qenë e dashuruar?”, u përgjigj duke nënvizuar opcionin “Nuk e kam bërë”.

Foto: Tayna/InstaStory

“Ende duke pritur jam, që të më bëjë përshtypje dikush më shumë”, ishte komenti i saj shtesë për këtë përgjigje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, një tjetër fans pyeti nëse rep-artistja në të kaluarën është përballur me depresion, gjë të cilën ajo nuk e mohoi, madje tregoi se e ka tejkaluar vetë, pa u këshilluar me terapistë.

Foto: Tayna/InstaStory

“Po, para shumë viteve, por e kam tejkaluar shpejt dhe vet. Jeta është e bukur”, ishte përgjigja e 23-vjeçares, e cila nuk hezitoi të flasë hapur për problemet e saj me shëndetin mental në të kaluarën. /Telegrafi/

Foto: Tayna/Instagram