Site icon Telegrafi

Tayna të martën sjell këngën e re “Merri”

Foto: Screenshot/Instagram

Reperja nga Prizreni, Tayna, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

Doruntina Shala (emri i vërtetë) zbulon se këtë këngë do të lansojë nesër (14 shkurt) në Ditën e Shën Valentinit.

Ajo thekson se këtë projekt ia ka dedikuar vetes, por që mund t’i kushtohet edhe një personi që e do.

“Nesër në orën 18:00 – Merri. Këtë këngë ia kam dedikuar vetes time më të lartë, por mund t’i dedikohet edhe një personi që e doni, pra është me dy kuptime”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Shpresoj që do të iu pëlqej sa më pëlqen mua, se e kam krijuar në frekuenca shëruese. Këto që t’i jap nuk janë asgjë, shumë më shumë më kushtojnë mua lotët”, vazhdoi reperja e famshme.

E fundit këngë e publikuar nga Tayna mbetet “Anaconda” në bashkëpunim me artistin Kidda.

Ky duet deri më tani ka kaluar shifrën e pesë milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version