Site icon Telegrafi

Tayna sjell në një ‘freestyle’ të shkurtër këngën e famshme “Kur më vjen burri nga stani”

Foto: Tayna/Instagram

Reperja e re Tayna po vazhdon të jetë një prej emrave më të ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me fansat fotografi ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa herë pas here sjell video duke kënduar ‘freestyle’.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një video të shkurtër duke kënduar një pjesë të këngës së famshme “Kur më vjen burri nga stani”.

Me këtë, Tayna ka treguar se nuk është e zonja vetëm në hip-hop, por i pëlqen të dëgjojë dhe këndojë edhe zhanret tjera.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, rap-aristja është duke punuar rreth këngës së saj më të re, njëherësh të parën që do at sjellë për vitin 2019.

“A je” përndryshe mban titullin kënga e saj e fundit, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin e njohur Ledri Vula.

Javë më parë, Tayna ishte e përfolur edhe për çështjen e ndalimit të promovimit të narkotikëve në këngët shqiptare, gjë për të cilën doli haptazi kundër. /Telegrafi/

Exit mobile version