Site icon Telegrafi

Tayna shpenzon mbi tre mijë euro për një paraqitje glamuroze

Tayna Foto: Instagram/tayna

Rep-artistja e njohur shqiptare, Tayna, vazhdon të jetë e komentuar për secilën lëvizje të saj.

Pasi ka një popullaritet të madh në tregun shqiptar, padyshim që sytë gjithmonë kthehen nga bukuroshja.

Sidomos, kur flitet për veshjet glamuroze të saj, reperja është ndër to që kuron pothuajse çdo detaj.

Në disa imazhe të fundit ajo është parë me një veshje tejet unike, që sigurisht ka edhe një kosto për këtë paraqitje.

Shqipe.Closet në një postim në Instagram ka grumbulluar shumën që ajo ka shpenzuar, duke arritur deri në 3.082 euro.

Çmimin më të lartë e bart paruka e artistes që kishte ngjyra të ndezura, e që bënin edhe më të kompletuar dukjen e radhës.

Përndryshe Tayna është duke u përgatitur për lansimin e këngës së re, në duet me reperen angleze Ivorian Doll. /Telegrafi/

Exit mobile version