Site icon Telegrafi

Tayna shpenzoi 3500 euro për një nga paraqitjet e fundit në Paris

Foto: Instagram

Reperja shqiptare, Tayna, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala, gjatë këtyre ditëve ka bërë një pushim në Francë.

Artistja, që tashmë ka fituar zemrat e mijëra fansave, po vazhdon të jetë personazh shumë i komentuar në rrjete sociale.

24-vjeçarja së fundmi mori vëmendje me disa fotografi që ka ndarë në Instagram, ku shfaqet me një triko të markës ‘Balenciaga’ dhe pantallona lëkure.

E këtë herë ka qenë faqja ‘Shqip Closet’, e cila ka njoftuar për çmimin e plotë të kësaj paraqitje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

Sipas faqe, bluza ‘Balenciaga’ kushton hiç më pak se 975 euro, çanta 1550 si dhe në këtë imazh duket më flokë më të gjata që për të arritur një pamje të tillë i duhen 1000 euro.

Tayna (Foto: Instagram)

Në total, dukja e artistes nga Prizreni kap vlerën e mbi 3500 eurove.

Krahas kësaj, Tayna ka nisur punën edhe për disa projekte të reja muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version