Telegrafi

Tayna shijon një ditë të nxehtë në Miami, merr vëmendje me pozën në bikini

Tayna (Foto: Instagram)

Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, këto ditë kishte planifikuar të mbante një koncert në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo, për shkak të përhapjes së coronavirusit apo COVID-19 ky koncert ishte anuluar.

Duke qenë se ka ngelur atje, Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) ka shijuar një ditë të nxehtë në Miami, Florida.

Ajo ka ndarë një fotografi atraktive me bikini në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, ndërsa vë në pah linjat e bujshme trupore.

23-vjeçarja mahnit me pamjen joshëse, dhe natyrisht se gjithë vëmendja është tek fiziku i saj.

Lexo po ashtu I anulohet koncerti në New York, Tayna kërkon falje: Rrezikova shëndetin tim për të ardhur këtu

Kida, Agnesa Vuthaj, Sellma Kasumoviç, Vildane Zeneli, Lorena Haliti janë ndër të famshmet që e komplimentuan për këtë dukje.

Përndryshe, Kosova deri më tani ka evidentuar plot 15 raste të infektimit me coronavirus. /Telegrafi/