Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, këto ditë kishte planifikuar të mbante një koncert në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo, për shkak të përhapjes së coronavirusit apo COVID-19 ky koncert ishte anuluar.
Duke qenë se ka ngelur atje, Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) ka shijuar një ditë të nxehtë në Miami, Florida.
Ajo ka ndarë një fotografi atraktive me bikini në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, ndërsa vë në pah linjat e bujshme trupore.
23-vjeçarja mahnit me pamjen joshëse, dhe natyrisht se gjithë vëmendja është tek fiziku i saj.
Kida, Agnesa Vuthaj, Sellma Kasumoviç, Vildane Zeneli, Lorena Haliti janë ndër të famshmet që e komplimentuan për këtë dukje.
Përndryshe, Kosova deri më tani ka evidentuar plot 15 raste të infektimit me coronavirus. /Telegrafi/