Këngëtarja e njohur nga Prizreni, Tayna, gjatë ditës së sotme (e diel) ka ndarë me ndjekësit një fotografi atraktive në rrjetet sociale.
Bukuroshja, e cila në Instagram numëron 1.4 milion ndjekës, tërhoqi vëmendje me imazhin e fundit të cilin e publikoi me rastin e Fitër Bajramit.
Artistja e kthyer në bjonde e me flokë të shkurtra vjen në formë të mahnitshme me dukjen e saj të re.
“Bakllava që ju nevojitet”, ka shkruar ajo krahas fotos, ku ka vënë në fokus gjoksin me dekoltenë e hapur.
Bukuroshja mori komplimente të shumta në hapësirën për komente nga miqtë, kolegët e po ashtu fansat e saj.
Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) po vazhdon të jetë e vetë-izoluar në shtëpinë e saj në Prizren.
Sa i përket projekteve muzikore, ajo po shijon suksesin e këngës së fundit “A jo” që tashmë ka kaluar shifrën e katër milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/