Dy reperët e njohur, Tayna dhe Kidda, kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.
“Anaconda” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është puro e zhanrit hip-hop.
Kënga është punuar nga producenti Çelik Lipa në studion SBS Entertainment, ndërkohë që për vargjet e tekstit janë kujdesur vet Tayna dhe Kidda, duke shkruar secili pjesët përkatëse.
“Anaconda” është vizualizuar edhe me një klip, në të cilin reperja nga Prizreni vjen me një paraqitje mjaft atraktive, ashtu si thuajse në çdo video muzikore të saj.
Ajo madje në një nga skenat ka rrezikuar aq shumë, sa është shfaqur në klip edhe duke mbajtur një gjarpër.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Sekuencë Studio. /Telegrafi/