Reperja e njohur, Tyana, po arrin që të jetë mjaft mirë në qendër të vëmendjes.
Ajo është vazhdimisht e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Në këto ditë të nxehta, rap-artistja nga Prizreni është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Ulqin.
Ajo ka publikuar së fundmi në Instagram një fotografi me bikini, duke vënë në pah figurën e saj trupore.
22-vjeçarja nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës, teksa i ka dhënë hapësirë këmbëve të saj atraktive.
“Dukem sikur kam ardhur nga ndonjë vend tropikal”, ka qenë mbishkrimi i reperes në këtë fotografi.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat. /Telegrafi/