Këngëtarja nga Prizreni, Tayna, ka marrë vëmendje me disa fotografi të tjera që ka publikuar në rrjete sociale.
Bukuroshja, e cila sot mbushi 26-vjet, ka mahnitur me paraqitjen e radhës nga një fshat i Francës, Courchevel.
Reperja e njohur ka sfiduar të ftohtin, teksa ka pozuar me bikini në një shëtitje me kuaj.
E njëjta shfaqet në formë të mahnitshme, me kapelë në kokë, një pelush të bardhë dhe çizme të ngjashme.
“Dëgjova që nesër do të bëhet nxehtë. Anakonda”, ka shkruar ajo referuar projektit të saj të ri.
Ajo do të publikojë këngën e re më 15 dhjetor në bashkëpunim me reperin shqiptar, Kidda.
Duhet theksuar që Tayna edhe sivjet ka korrë suksese të mëdha në muzikë. /Telegrafi/