Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, ka qenë e shkëputur për pak kohë nga rrjetet sociale.
Ajo ka fshirë të gjitha postimet në Instagram, duke bërë me dije një ndryshim në jetën e saj.
Bukuroshja, e cila flitet se është larguar nga menaxhimi i Rinor Hykollit, po ndërton një karrierë të re.
Këngëtarja nga Prizreni së fundmi ka ndarë një video misterioze në Instagram, me anë të cilës paralajmëron këngën e re “Iluzion”.
I fundit projekt që ka sjellë mban titullin “Xhelozia”, të cilin e publikoi rreth gjashtë muaj më parë.
Pritet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë për fansat e publikun.
E njëjta ndërkaq nuk ka bërë ndonjë njoftim në lidhje me atë se çfarë po ndodh me të. /Telegrafi/