Site icon Telegrafi

Tayna publikon pamje nga prapaskenat e klipit, pyet ndjekësit se cila pjesë u pëlqeu më shumë

Artistja shqiptare, Tayna, ditë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Johnny”.

Kënga u prit mirë nga publiku dhe vetëm për dy ditë ka kaluar shifrën e 1.4 milion klikimeve në YouTube.

Derisa po shijon suksesin e këtij projekti, Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka ndarë disa imazhe nga prapaskenat e klipit.

Siç është komentuar, bukuroshja nga Prizreni u kritikua dhe komplimentua mjaft shumë për skenat atraktive.

“Cila pjesë e Johnny ju ka pëlqy?”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Tayna publikon këngën e re "Johnny", vjen me skena 'të nxehta' në klip

Kjo duket të jetë një përmbyllje e Taynës për këtë vit, megjithëse ka arritur suksese të mëdha në 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version