Telegrafi

Tayna publikon një fragment nga kënga në pritje

Tayna (Foto: Instagram/Tayna)

Tayna është në përgatitje të projektit të ri muzikor, të cilin do ta sjellë në një të ardhme të afërt.

Këngëtarja e ka publikuar një video në Instagram që është fragment nga kënga e re duke i njoftuar fansat e saj çfarë të presin.

“Emotional Gangsta, vjen së shpejti”, ka shkruar Tayna në përshkrimin e videos.

Theksojmë se reperja hyri fuqishëm në skenën e muzikës sonë duke realizuar tri hite të njëpasnjëshme, ndërsa tash është në përgatitje të materialit të ri.

Lexo po ashtu Lajmet për Tayna

Ditë më parë, në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 433 mijë ndjekës, ajo e kishte postuar një fotografi nga studioja, ku e përgatiste këngën e re.

Ndërsa gjatë këtyre ditëve, ajo i ka publikuar edhe disa imazhe që i vënë në plan të parë format e saja trupore.

Kujtojmë që vera e këtij viti ka qenë përplot angazhime për këngëtaren Tayna, e cila hyri fuqishëm në skenë me hitin e saj, “Columbiana”, si edhe me këngët “Shqipe” dhe “Fake”. /Telegrafi/