Site icon Telegrafi

Tayna publikon fotografi provokuese me bikini nga pushimet në Tajlandë: Më kthe përsëri në këtë rikthim

Foto: Tayna/Instagram

Reperja Tayna po vazhdon të jetë shumë e angazhuar me prurje të shumta e koncerte të vazhdueshme.

Pavarësisht të gjithave, ajo gjen kohë që herë pas here të bëjë pushime me familjen apo shoqërinë, ndërsa këtë e bënë të ditur përmes rrjeteve sociale, në të cilat është thuajse çdo ditë aktive.

Së fundmi, Tayna ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi mjaft provokuese, të realizuar muaj më parë në pushimet në Tajlandë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Më kthe përsëri në këtë rikthim”, ka shkruar reperja nga Prizreni në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke treguar kështu nostalgjinë që ka për k%to pushime.

Tayna shquhet për linjat e saj atraktive, të cilat nuk heziton t’i shfaqë dhe njëlloj ka bërë edhe në fotografinë në fjalë, të ndarë me ndjekësit e Instagram.

Përndryshe, ajo së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me MC Kreshën dhe Lyrical Son, të titulluar “Pasite”, e cila është pritur mirë nga fansat e tyre, pasi në vetëm pak ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version