Site icon Telegrafi

Tayna publikon një fotografi nga pushimet në Miami, merr vëmendje me dukjen atraktive

Tayna (Foto: Instagram)

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, prej disa ditësh është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa është vetë-izoluar në shtëpinë e saj, në Prizren.

Bukuroshja, e cila në Instagram ka arritur të grumbullojë 1.4 milion ndjekës, nuk ngurron që në rrjetet sociale të publikojë imazhe dhe video të ndryshme.

Ajo së fundmi duket se është bërë nostalgjike për kohën në Miami (Florida) dhe ka ndarë një fotografi atraktive të realizuar gjatë qëndrimit atje.

E veshur me një fustan të shkurtër rozë, Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperës) arriti të marrë gjithë vëmendjen.

“Vizioni – dita e parë pas karantinës”, është përshkrimi krahas fotos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ndërsa, nuk munguan as komentet pozitive nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj të shumtë.

Tayna është duke e shijuar akoma suksesin e bashkëpunimit me reperin Mozzik “Edhe ti”, deri në lansimin e ndonjë projekti të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version