Telegrafi

Tayna publikon këngën e re “OFG” në ditëlindjen e saj të 25-të

Foto: Tayna/Instagram

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“OFG” mban titullin kënga e saj e re, e cila u publikua pikërisht në ditëlindjen e saj të 25-të.

Kënga është ritmike e zhanrit hip-hop, e cila është incizuar nga producenti Çelik Lipa.

Foto: Friends Entertainment/YouTube

Ndërkohë vijën melodike dhe tektin i ka realizuar vet reperja Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“OFG” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Tayna është shfaqur si gjithmonë me një paraqitje mjaft atraktive.

Ana vizuale i është besuar produksionit Sekuencë Studio. /Telegrafi/