Rap-artistja Tayna vazhdon të mbetet një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.
Së fundmi, reperja nga Prizreni publikoi për fansat e saj një video të shkurtër në InstaStory, ku shfaqej teksa bënte disa nga ushtrimet e saj në palestër.
Në mbishkrimin e videos, reperja ka shkruar se i gëzon linjat e saj trupore falë punës dhe jo ndërhyrjeve estetike.
“As injeksion, as editim. Bëja qejfin vetës sa të duash”, kanë qenë fjalët e reperes përbri kësaj videoje.
E njëjta ka qenë e përfolur për paraqitjet e saj atraktive që me debutimin e saj në muzikë, në qershor të vitit të kaluar. /Telegrafi/