Site icon Telegrafi

Tayna publikon fotografi atraktive nga shtëpia e saj, teksa shqetësohet për shtimin e peshës

Foto: Tayna/Instagram

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, po qëndron e karantinuar në shtëpinë e saj në Prizren.

Ajo po shijon suksesin e këngës së saj më të re “A jo”, të cilën e publikoi së fundmi.

Ndërkohë, reperja po tregohet mjaft aktive në rrjetet sociale, duke promovuar këngën e re të saj, apo edhe publikuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo ndau me ndjekësit në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive në oborrin e saj të shtëpisë.

E veshur me tuta sportive dhe një dekolte mjaft të hapur, Tayna vuri në pah linjat e saj trupore, teksa në mbishkrimin e fotografive bëri të ditur se po shqetësohet paksa për peshën, duke qenë se ka qëndruar e pasivisuar gjithë këtë kohë.

“Poza pa tul a poza me tul”, ka shkruar reperja në Instagram, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Ashtu si shumë kolegë të saj, Tayna ndërpreu çdo aktivitet muzikor muajin e kaluar shkaku i pandemisë coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version