Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, këto ditë ka qenë duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka mbajtur një koncert në New York, ku ishte e pranishme bashkë me reperin Ledri Vula.
E njëjta ndau disa fotografi provokuese me një kostum të kuq të realizuar gjatë këtij eventi.
Bukuroshja nga Prizreni ka vënë në pah linjat e bujshme, ndonëse i ka lënë pak vend imagjinatës.
“Psi-ko-pate ishe kon…”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Reperja e famshme vetëm pak ditë më parë solli këngën e re të quajtur “Xhelozia”.
Kjo u prit mirë nga fansat e publiku në bazë të reagimeve të para, që kryesisht qenë pozitive. /Telegrafi/