Ajo është njëra nga reperet më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar.
Bëhet fjalë për Taynën, e cila tashmë ka arritur të marrë vëmendje të madhe si në muzikë e po ashtu edhe në paraqitjet publike.
Artistja, e cila është e ndjekur nga mbi 1.6 milion njerëz, ka mahnitur fansat me imazhet e fundit.
Ajo vjen në formë të mrekullueshme në një kostum blu të lehtë, në të cilin ka vënë në pah fizikun trupor.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) po ashtu ka provokuar ndjekësit pasi në njërën pozë shfaqet duke mbajtur gjoksin me duar.
Sidoqoftë, reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet dhe mjaft pozitive.
Reperja momentalisht po shijon suksesin e “Taka” që vetëm për gjashtë ditë kaloi shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/