Telegrafi

Tayna provokon në imazhet e reja të realizuara në Los Angeles

Doruntina Shala apo siç njihet me emrin e artit, Tayna, këtë kohë ka qenë duke shijuar pushimet në destinacione të ndryshme.

Fillimisht në Los Angeles, Kaliforni, e më pas njoftoi fansat se shijoi disa ditë edhe në Turqi.

Sidoqoftë, krijuesja e hitit “Qe Qe” së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa imazhe atraktive në llogarinë personale, Instagram.

Tayna (Foto: Instagram)

Ajo vjen në formë të mahnitshme në pozat e realizuara në Los Angeles, ku shfaqet me një fustan të prerë anash e në pjesën e sipërme vetëm me sytjena.

Tayna ka vënë në pah linjat atraktive trupore, derisa siç duket shfaqet edhe pa të brendshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Fotografitë ndërkohë u komplimentuan mjaft shumë edhe nga ndjekësit që numëron në këtë rrjet.

“Qe qe” përndryshe deri më tani ka mbledhur mbi 11 milionë shikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/