Telegrafi

Tayna prezanton prindërit, i dedikon fjalë zemre të atit në ditëlindjen e tij

Foto: Tayna/InstaStory

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Më të rralla janë imazhet familjare, por ndodh që në ditët e veçanta për të si kjo e sotmja, të publikojë ndonjë fotografi me anëtarët e familjes.

Së fundmi, reperja nga Prizreni ndau me ndjekësit në InstaStory një fotografi të saj bashkë me prindërit.

Familja kishin dalë së bashku për të festuar ditëlindjen e të zotit të shtëpisë, teksa në mbishkrimin e fotografisë, Tayna nuk i kurseu urimet e përzemërta për babanë e saj.

Foto: Tayna/InstaStory

“Gëzuar ditëlindjen babi. Jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur që të kam. Të duam”, ka shkruar 23-vjeçarja në InstaStory.

Përndryshe, Tayna është duke vazhduar të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Bass”, që është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/