Site icon Telegrafi

Tayna prezanton për herë të parë prindërit

Foto: Tayna/Instagram

Reperja e njohur këtë vit është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur.

Ajo depërtoi gjatë verës në tregun muzikor, ndërsa po vazhdon të jetë aktive me koncerte e mbrëmje të shumta.

Reperja është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Ajo ka qenë mjaft e rezervuar sa i përket jetës private, megjithatë së fundmi ka vendosur që si rrallë herë, të prezantojë dy nga njerëzit e saj më të dashur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bëhet fjalë për dy prindërit e saj, të cilët tashmë janë krenar me të arriturat e të bijës.

Mesa duket, familja kanë shijuar një darkë së bashku, pas një vale të ngjeshur me koncerte e angazhime të shumta muzikore të reperes.

Foto: Tayna/InstaStory

“Darkë me nënën dhe babanë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, “Doruntina” mban titullin balada e saj, e fundit, e cila është pritur shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version