Reperja e re, Tayna, vazhdon të mbetet një prej emrave më të përfolur të estradës.
Kohëve të fundit ajo është larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të realizuar klipin e ri, por edhe për të shijuar disa ditë pushimi.
Ajo ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta private, gjersa nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.
Një të tillë, Tayna e ka publikuar së fundmi, teksa u shfaq e veshur me pantallona transparentë para pasqyrës.
Ajo i ka lënë pak vend imagjinatës me këtë paraqitje, duke rrëmbyer vëmendjen me linjat atraktive.
Reperja ishte shumë aktive gjatë verës që lamë pas me projekte të shumta muzikore, e koncerte gjithandej trevave shqiptare. /Telegrafi/