Site icon Telegrafi

Tayna pozon pa makijazh, vë në pah dukjen natyrale

Tayna (Foto: Instagram)

Tayna edhe këtë vit ka qenë një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë dhe jo më kot.

Reperja, e cila ditë më parë festoi ditëlindjen e 23-të, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për karrierën e suksesshme e po ashtu edhe për imazhet që publikon.

Meqenëse artistet gjithnjë i kemi parë të kuruara e me makijazh të plotë, artistja shqiptare sot ka vendosur të prezantojë pamjen e saj natyrale.

Doruntina Shala solli në llogarinë personale, Instagram, një fotografi tërësisht pa grim, në të cilën duket e freskët dhe në top formë.

Lexo po ashtu Tayna feston ditëlindjen e 23-të, duke ngacmuar imagjinatën e fansave me poza provokuese në Instagram

Reperja nga Prizreni për vetëm një kohë të shkurtër pas publikimit mblodhi afro 1000 komente dhe mbi 73 mijë pëlqime.

Ndërkaq, “Sorry” mbetet kënga e fundit e lansuar nga Tayna që e solli në fillim të këtij muaji dhe tanimë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në YouTube.

Në vazhdim, Tayna ka paralajmëruar edhe këngë të tjera për të cilat është duke punuar që një kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version