Site icon Telegrafi

Tayna pozon me bikini nga pushimet në Amerikë, mahnit me linjat trupore

Foto: Tayna/Instagram

Reperja e njohur, Tayna, është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “Qe qe”.

Kënga e saj e re është pritur mirë, teksa tani 23-vjeçarja ka gjetur pak kohë për pushime.

Ajo ka udhëtuar drejt Amerikës ku është duke qëndruar ditëve të fundit, duke shijuar pak kohë të mirë në plazh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Tayna ndau me fansat në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive në bikini ngjyrë kafe, teksa tregonte linjat e saj trupore.

“Unë nuk gatuaj, nuk pastroj, por më lejoni t’ju them se si mund të marr ndonjë unazë”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e këtij imazhi.

E njëjta publikoi në InstaStory edhe disa fotografi tjera po me këtë paraqitje, duke treguar trupin e tonifikuar para pasqyrës.

Foto: Tayna/InstaStory

Tayna përndryshe është komentuar shpesh për paraqitjet e saj në bikini, duke u komplimentuar për vijën trupore. /Telegrafi/

Foto: Tayna/InstaStory
Exit mobile version