Site icon Telegrafi

Tayna me poza tërheqëse nga pushimet në Turqi

Foto: Instagram

Reperja nga Prizreni, Tayna, pas një sërë angazhimesh me mbrëmje e koncerte muzikore duket se ka nisur pushimet.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me fansat në rrjete sociale, duke zbuluar edhe destinacionin e këtij udhëtimi.

Ajo ka treguar se ndodhet në Turqi dhe se nga atje nuk ka munguar me disa imazhe atraktive.

24-vjeçarja ka pozuar me plot stil në fotografitë që ka sjell ku shfaqet e veshur me një triko të markës ‘Balenciaga’.

Krahas fotografive kanë qenë të shumta edhe reagimet që ka pranuar nga miqtë e fansat.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

Postimi në tërësi për vetëm një orë mblodhi afro 60 mijë pëlqime.

Doruntina Shala (emri i vërtetë) momentalisht po shijon suksesin e këngës së fundit të quajtur “Taka”.

Projekti për pak ditë mblodhi afro tre milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version